Thirrje për ekspert/e
Për përgatitije të analizës për gjendjen aktuale me përfshirjen e qytetarëve në veçanti të grave në proceset vendimmarrëse në komunat e rajonit të Tetovës (Tetovë, Jegunovcë, Tearcë, Bogovinë, Bërvenicë dhe Zhelinë)
Ref.nr. 03-11/12 од 23.03.2018
Hyrje
Forumi i Gruas i Gruas Tetovë u kërkon ekspertëve të interesuar të përgatisin një analizë të situatës aktuale me pjesëmarrjen e qytetarëve në veçanti të grave proceset vendimmarrëse në komunat e rajonit të Tetovës (Tetovë, Jegunovcë, Tearcë, Bogovinë, Bërvenicë dhe Zhelinë) në kuadër të projektit "Përmirësimi i zërit të qytetarëve, veçanërisht zërit të grave në proceset vendimmarrëse në nivel lokal", i cili realizohet me mbështetjen e Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare.
Qëllimi i projektit është: Të bëhet ngritja e vetëdijes së qytetarëve, veçanërisht grave, për të drejtat dhe nevojat e tyre për demokraci participative në mënyrë që të sigurohet qeverisja e mirë dhe zhvillimi i shoqërisë.
1. Përgatitije e dy llojeve të pyetësorëve edhe atë:
- Lloji i parë i pyetësorit do të jetë i synuar për punë në terren (derë më derë) anketa me qytetarët e komunave të rajonit të Tetovës (Tetovë, Jegunovcë, Tearcë, Bogovinë, Bërvenicë dhe Zhelinë)
- Pyetësori i dytë do të jetë i synuar për fokus grupe/intervista me përfaqësues të komunave të rajonit të Tetovës (Tetovë, Jegunovcë, Tearcë, Bogovinë, Bërvenicë dhe Zhelinë)
Bazuar në pyetësorët e përgatitur, do të kryhet një hulumtim që synon:
- Të shqyrtohet gjendja aktuale e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e hartimit të politikave në nivel lokal dhe
- Të shqyrtohet gjendja aktuale e mekanizmave ekzistues formal dhe joformal dhe praktikat e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e hartimit të politikave në nivel lokal në komuna të ndryshme
2. Përgatitja e një analize narrative përmbledhëse në bazë të rezultateve të hulumtimeve të kryera mbi situatën aktuale me pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse në komunat e Tetovës (Tetovë, Jegunovcë, Tearcë, Bogovinë, Bërvenicë dhe Zhelinë)
Të gjeturat nga hulumtimi i kryer do të jenë në funksion të hartimit të një qasjeje më efektive në një fushatë informuese mbi kuptimin e demokracisë participative dhe mundësive për pjesëmarrje qytetare dhe do të jetë baza për inicimin e një bashkëpunimi më efektiv midis qytetarëve dhe vetëqeverisjes lokale.
Lloji i kontratës dhe kompensimit
Angazhimi bazohet në pagesën pas shërbimit të dorëzuar.
Shërbimi përfshin 6 ditë pune me këto detyrime specifike:
1. Përgatitja e dy llojeve të pyetësorëve për kryerjen e hulumtimit të situatës aktuale me pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse në komunat e Tetovës (Tetovë, Jegunovcë, Tearcë, Bogovinë, Bërvenicë dhe Zhelinë) (4 ditë)
2. Përgatitja e një analize narrative përmbledhëse me rezultatet e hulumtimit të kryer (6 ditë)
Kualifikimet e kërkuara
Eksperti duhet të ketë këto kualifikime dhe shkathtësi:
• Të ketë përfunduar arsimin e lartë dhe të ketë përvojë në përgatitjen e analizave nga hulumtimi në terren
• Ekspertizë në lëminë e barazisë gjinore, marrëdhënie gjinore dhe demokraci participative
• Njohuri për politikat e barazisë gjinore në Republikën e Maqedonisë;
• Njohuri për politikat e pjesëmarrjes së qytetarëve në Republikën e Maqedonisë
• Përvojë e mëparshme në përgatitjen e produkteve të njëjta ose të ngjashme
• Njohja e gjuhës shqipe do të konsiderohet si përparësi
Dokumentacioni i nevojshëm
Oferta duhet të përmbaj:
• Biografi e detajuar (CV)
• Letër interesi me refernca për angazhime të mëparshme të ngjashme
• Buxheti
Kriteret e përzgjedhjes
Kriteret për përzgjedhjen e ekspertit janë:
• Ekspertizë në lëminë e barazisë gjinore, marrëdhënie gjinore dhe demokraci participative (50 pikë)
• Përvojë paraprake në përgatitjen e produkteve të ngjashme (30 pikë)
• Çmimi i kostos (20 pikë)
Afati i aplikimit
Aplikacionet me dokumentacion shoqërues duhet të dorëzohen jo më vonë se më 29 mars 2018 me e-mail në: info@forumi.org.mk