Untitled Document
Gjuha/Јазик/Language: Shqip | Македонски | English
Untitled Document   Untitled Document
Sherbime
 
Kampanja

GGF
Website sponsored by:
Gemeinden Gemeinsam Freiamt (GGF)

Fillim
20-02-2013
Thirrje për ekspert/te

Thirrje për ekspert/te

Për përgatitjen e videos/videove të animuara

Me qëllim informimi se si anëtarët e shoqërisë mund të angazhohen në organet vendimmarrëse në nivel lokal.

Ref. Nr.  03-2 / 1 nga 13/02/2019

 

Hyrje

Shoqata Forumi i Gruas Tetovës, shpall thirrje për ekspert / te të interesuar  për përgaditjen e 3 video të animuara me qëllim për të informuar rreth asaj se si anëtarët e shoqërisë mund të angazhohen në organet për vendimmarrje në nivel lokal në komunat e rajonit të Tetovës Tetovë, Jegunovcë, Tearcë, Bogovinë, Bërvenicë dhe Zhelinë. Kjo thirrje është pjesë e projektit "Përmirësimi i zërit të qytetarëve, veçanërisht zërit të grave në proceset e vendimmarrjes në nivel lokal", i mbështetur nga Projekti i USAID -it për pjesëmarrje qytetare.

Qëllimi i projektit: Të rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve, veçanërisht i grave për të drejtat e tyre dhe nevojën për demokraci participative për të siguruar qeverisjen e mirë dhe zhvillimin e bashkësisë.

 

 

Përshkrimi i detyrave të punës

Angazhimi i paraparë përfshin:

Përgatitja e 3 videove të animuara:

Përgatitje e tre (3) video të animuara në varësi të aktiviteteve dhe nevojave të projektit.

Videot duhet të jenë 30 deri në 60 sekonda të gjata dhe të jenë të përgatitura në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe. Në qoftë se është e nevojshme videoja të jetë e mbështetur me shprehje zërimi ose të ketë tekst/lexim ai, të jetë i përgatitur në gjuhën maqedonase dhe gjuhën  shqipe dhe e njejta të hyj në të njejtin shërbim dhe të njejtin buxhet.

Në videon duhet të tregohen: pjesëmarrja e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes në nivel lokal, çështjet e komunës për të cilat bart përgjegjësi  dhe qytetarët të cilët  janë të shqetësuar në lidhje me problemet me të cilat ballafaqohen në nivel lokal, format e pjesëmarrjes qytetare dhe kështu me radhë. Mesazhi përfundimtar nga videoja duhet të inicojë në fillimin e një bashkëpunimi më efektiv mes qytetarëve dhe vetëqeverisjes lokale.

Për ta punuar videon Forumi i Gruas Tetovë, ka të dhëna nga hulumtimi i kryer në rajonin e Tetovës që mund të ndihmojë dhe të njejtat janë  në dispozicion nëse është e nevojshme për ekspertin.

Nga eksperti / ja pritet të ketë pajisjet e duhura për përgatitjen e një produkti multimedial të tillë.

Nga eksperti / ja pritet që verzioni i parë i videos të përgatitet deri më 5 mars 2019 dhe verzioni përfundimtar jo më vonë se 15 mars 2019.

 

Lloji i kontratës dhe kompensimit

Angazhimi bazohet në pagesën pas shërbimit të dorëzuar.

Shërbimi përfshin 10 ditë pune me angazhimet e mëposhtme specifike:

• Përgatitja e videove të animuara (maksimumi 3) në varësi të nevojave të projektit dhe aktiviteteve të projektit;

• Videoja duhet të mbështetet me zërim dhe të përgatitet në gjuhën maqedonase dhe shqipe, nëse videoja ka përfshirë tekstin, ai duhet të shfaqet në gjuhën maqedonase dhe shqipe;

• Dizajni përfshin logon e Shoqatës dhe logon e Projektit të USAID -it për pjesëmarrje qytetare që të jetë e përshtatshme e punuar sipas rregullave të Projektit të USAID -it për pjesëmarrje qytetare për të cilën eksperti / ja  do të njoftohet paraprakisht dhe

• Fleksibiliteti nga ana ekspertit / es  në aspektin e punës dhe ditëve të punës, sipas nevojës.

• Eksperti / ja për punimin e videos do të duhet të përdorë pajisjet e tij personale, Forumi i Gruas Tetovë,  nuk ka pajisje për krijimin e produkteve multimediale.

 

 

Kualifikimet e kërkuara

Eksperti / ja duhet të ketë kualifikimet dhe aftësitë e mëposhtme:

• të ketë  përfunduar arsimin e lartë në fushën e IT;

• përvoja e punës dhe prodhimi i produkteve të ngjashme të animuara;

• Njohja e gjuhës shqipe do të konsiderohet si përparsi.

 

Dokumentacioni i duhur

Oferta duhet të përmbajë sa vijon:

• Biografia e detajuar e kandidatit / es  (CV);

• Letër interesi me referenca për angazhime të mëparshme dhe të ngjashme;

• Një ofertë buxhetore për angazhimin dhe

• Të dërgon një shembull të ngjashëm nga produktet e animuara të bëra paraprakisht.

 

Kriteret e përzgjedhjes

Kriteret për përzgjedhjen e ekspertit/ es  janë:

• ekspertizë në përgatitjen e produkteve të animuara (50 pikë);

• përvojë paraprake në përgatitjen e produkteve të ngjashme (30 pikë) dhe

• çmimi i kostos (20 pikë).

 

Afati i aplikimit

Aplikacionet me dokumentacion shoqërues duhet të dorëzohen jo më vonë se më 22 shkurt 2019 në postën elektronike  e-mail:  info@forumi.org.mk.

 
Untitled Document
Foto galeria



Untitled Document
 
 
© Women's Forum - Tetovë, Macedonia 2011