Untitled Document
Gjuha/Јазик/Language: Shqip | Македонски | English
Untitled Document   Untitled Document
Sherbime
 
Kampanja

GGF
Website sponsored by:
Gemeinden Gemeinsam Freiamt (GGF)

Fillim
20-02-2013
Thirrje publike për Konsulant/te

Thirrje publike për Konsulant/te i cili/e cila do të punojë me shtatë grupe (7) punuese për mundësi të barabarta të formuara dhe pjesë e komunave të rajonit të Tetovës: Tetovë, Jegunovcë, Tearcë, Bogovinë, Bërvenicë dhe Zhelinë.

Ref. nr. 03-1/1 nga 13/02/2019

Hyrje

Shoqata Forumi i Gruas Tetovë,  shpall thirrje publike për  konsultant /te   të interesuar i cili/e cila do të punojë me shtatë grupe (7) pune mbi mundësitë e barabarta  të formuara dhe pjesë e komunave të rajonit të Tetovës: Tetovë, Jegunovcë, Tearcë, Bogovinë, Bërvenicë dhe Zhelinë. Kjo thirrje është pjesë e projektit "Përmirësimi i zërit të qytetarëve, veçanërisht zëri i grave në procese e vendimmarrjes  në nivel lokal", i mbështetur nga Projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetare.

Qëllimi i projektit: Të rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve, veçanërisht i grave për të drejtat e tyre dhe nevojën për demokraci participative për të siguruar qeverisjen e mirë dhe zhvillimin e bashkësisë.

Përshkrimi i detyrave të punës;

Angazhimi i paraparë përfshin:

1. Formimin e grupeve të punës

Grupi i parë - komuna e Tetovës:

Koordinator për mundësi të barabarta të komunës së Tetovës, dy aktiviste të trajnuara, 18 përfaqësues të bashkësive lokale të lagjeve urbane;

Grupi i dytë - Komuna e Tetovës:

Koordinator për mundësi të barabarta të Tetovës, dy (të tjera) aktiviste të trajnuara, 9 përfaqësues të bashkësive rurale lokale vendore;

Pesë grupet e të gjitha komunave  rurale të rajonit të Tetovës (Bogovinë, Jegunovcë Zhelinë, Tearcë, Bërvenicë).

Koordinatorët për mundësi të barabarta nga secila komunë rurale, 2 aktiviste të trajnuara nga secila komunë rurale, 2 përfaqësues nga bashkësitë rurale lokale nga secila komunë rurale.

1. Takime me grupet punuese për përgatitjen e propozimeve dhe ankesave dhe dorëzimin në komunë;

2. Monitorimi (së bashku me anëtarët e grupeve punuese) për progresin dhe pranimin e propozimeve dhe ankesave të dorëzuara në komunë;

3. Dorëzimi i raporteve mujore për hapat dhe udhëheqja e punës në ekipin e projektit të Shoqatës Forumi i Gruas Tetovë;

4. Përgatitja e raporteve të monitorimit për secilën nga komunat e lartpërmendura dhe

5. Fleksibiliteti në lidhje me mbajtjen e takimeve të grupeve të punës (nevoja për udhëtime nga komunat rurale).

Lloji i kontratës dhe kompensimit:

Angazhimi bazohet në pagesën pas shërbimit të kërkuar.

Shërbimi përfshin një angazhim dy-vjeçar (24 muaj) me këto angazhime specifike:

1. Formimi i grupeve të punës (kontaktimi i anëtarëve për të qenë pjesë e grupeve punuese);

2. Mbajtja e rregullt e takimeve me grupet punuese;

3. Përgatitja e ankesave dhe propozimeve së bashku me grupet punuese që do t'i dorëzohen komunave;

4. Monitorimi i ankesave dhe propozimeve të paraqitura tek komunat;

5. Përgatitja e raporteve të monitorimit për secilën nga komunat e lartpërmendura;

6. Dorëzimi i raporteve mujore mbi punën e grupeve të punës ekipit të projektit të Shoqatës Forumi i Gruas Tetovë dhe

7. Fleksibiliteti në lidhje me mbajtjen e takimeve të grupeve punuese (nevoja për udhëtime në komunat rurale).

Kualifikimet e kërkuara

Eksperti/ja duhet të ketë kualifikimet dhe aftësitë e mëposhtme:

• të ketë përfunduar arsimin e lartë dhe përvojën në përgatitjen e raporteve të monitorimit;

• Ekspertizë në gjini, marrëdhënie gjinore dhe demokraci pjesëmarrëse;

• njohuri për politikat e barazisë gjinore në Republikën e Maqedonisë;

• njohuri për politikat e pjesëmarrjes qytetare në Republikën e Maqedonisë;

• përvojë paraprake në punën me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale dhe përfaqësuesit e bashkësive/bashkësisë  urbane dhe rurale

• përvoja me punën në vetëqeverisjet lokale në rajonin e Tetovës.

 

Dokumentacioni i duhur;

Oferta duhet të përmbajë:

• Biografi e detajuar e kandidatit/es (CV);

• Letër interesi me referenca për angazhimet e mëparshme dhe të ngjashme dhe

• Një ofertë për një buxhet për angazhimin.

 

Kriteret e përzgjedhjes:

Kriteret për përzgjedhjen e ekspertit/es janë:

• Ekspertizë në gjini, marrëdhënie gjinore dhe demokraci pjesëmarrëse dhe përgatitja e raporteve të monitorimit (50 pikë);

• përvoja e mëparshme me punën në komuna (sidomos komunat nga rajoni i Tetovës (30 pikë) dhe

• çmimi i kostos (20 pikë)

Afati i aplikimit

Aplikacionet me dokumentacion shoqërues duhet të dorëzohen jo më vonë se më 20 shkurt 2019 në postën elektronike e-mail:  info@forumi.org.mk.

 
Untitled Document
Foto galeria



Untitled Document
 
 
© Women's Forum - Tetovë, Macedonia 2011