Ne zyren e Shoqates Forumi i Gruas-Tetove, nga viti 2003 ekziston dhe funksionon Qendra për ndihmë juridike pa pagesë për viktimat e dhunës në familje qe jane te pafavorizuar nga shoqeria.
Qendra per ndihme juridike eshte e udhehequr nga nje grup ekspertesh qe perbehet nga koordinator dhe avokat dhe ofron lloj te vecante sherbimi te ketij lloji. Qellimi kryesore eshte sigurimi i keshillave profesionale pa pagese dhe sherbimeve, mbeshtetje dhe informacione per dhunen familjare.
Sherbimet e qendres per dhune familjare jane ne dispozicion per te gjithe personat qe perjetojne forma te ndryshme te dhunes ne familje, pa dallim gjinie, nacionaliteti, feje dhe moshe.